Thursday, May 16, 2024
BallinaVitrina e libritNasia Xhemalaj-TAKIMI I PARË

Nasia Xhemalaj-TAKIMI I PARË

Ai më priste aty ku lamë takimin, poshtë kinemasë,
me një trëndafil të kuq fshehur nën xhaket,
vonova të shkoja, pregatisja recitalin tim të fjalëve,
siç përgatit parathënien e librit një poet

.
Para se të shkoja pasqyra më dëgjonte,
dhe si një e mirë shoqe më ndihmonte,
cilin fustan të zgjidhja, kush më bukur më rrinte,
asnjëra s’më pëlqeu, veç ajo me lule vjollce.


Kisha emocione, takimi ynë i parë
dialog e recital fjalësh thura me mend,
po ku pyet dashuria për leksione e skenarë,
është si rrufeja që të vret në vend.


Sa ju afrova trëndafilin ma zgjati,
me shpejtësinë e erës ma rrëmbeu një puthje,
kot humba kohën me leksionet e gjata,
ku pyet dashuria për “mbishkrime etruske”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT