Friday, September 20, 2024
BallinaVitrina e libritMaxhun Osmanaj -Ecje

Maxhun Osmanaj -Ecje

Ecim ngadalë me hapin e besimit
Unë dhe Ti, bija ime
Po rrugët na ndryshojnë shumë
Aq edhe na bashkojnë
Më flet për ëndrrat që i tjerrim ndryshe
Se mua m’i vranë, ju ecni për t’i prekur
S’ka gjê, koha fliste ndryshe në komunikim
Më bënte gjyqe pa gjyq…
Unë prapë në merimangën e jetës
I ikja kurthave, pritave
Dikur erdhe, u rrite, m’i kapèrceve hapat
Dhe prapë, ma kërko mendimin
Si ta pushtojmë kështjellën, Jetë
T’i ruajmë aty thesaret e fituara
Se erërat përplasin, muret, shtyllat, shpirtin
Bashkë bisedojmë, ëndrrat e mira
Hapin kurrë nuk na e ngatërrojnë
Sa mirë që n’urtësi zgjohemi dhe pushojmë
Halorët na presin me qiellin n’përqafim
Sa shkèlqimtare qenka rruga e besimit, dashurisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT