BallinaVitrina e libritBajram Muharremi-BISTRICA-Si u bë kështu – nifsh e mos pafsh!

Bajram Muharremi-BISTRICA-Si u bë kështu – nifsh e mos pafsh!

Si u bë kështu, mor vëlla – nifsh e mos pafsh,

ku hajni del me kollare,

e i ndershmi s’gjen bukë për fëmijë.

​Populli i lodhur deri në palcë, duke numëruar centët për një kafshatë bukë,

ndërsa pushtetarët me vetura të zeza sillen si mbretër mbi varrin e këtij vendi.

​Si u bë kështu – nifsh e mos pafsh!

​Premtime plot – si tymi i duhanit, fjalë të bukura para zgjedhjeve,

e mandej harrohet populli si leckë e hedhur në rrugë.

​S’ka drejtësi për të varfrit, ligji është i fortë veç për atë pa krahë,

kurse hajnat e mëdhenj pinë verë e me shtetin qeshin, me djersën e këtij populli.

​Rinia po ikën çdo ditë, jo pse do luksin,

por se këtu po vdes shpresa,

këtu talenti mbytet pa marrë frymë.

​Si u bë kështu – nifsh e mos pafsh!

​E rinia… zemra e këtij vendi, po zbrazet si shtëpi e djegur,

valixhet flasin më shumë se ëndrrat,

aeroportet janë bërë plagë të hapura.

​Nëna qan djalin në kurbet, babai plaket duke pritur një telefonatë,

shtëpitë mbetën me dry në derë, e fshatrat si varreza pa zë.

​Njerëzit janë bërë ujq për njëri-tjetrin, shitet besa për pak interes,

miqësia matet me para e nderi është bërë mall i rrallë.

​Si u bë kështu – nifsh e mos pafsh!

​E prapë dalin në ekrane me buzëqeshje,

na flasin për “zhvillim” e “fitore”,

ndërkohë populli zhytet në borxhe e rinia merr rrugën e ikjes.

​Si u bë kështu – nifsh e mos pafsh,

ku vendi yt të detyron të ikësh,

e ëndrra më e madhe e një të riu,

është të bëhet i huaj diku larg

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT