Sikur të kisha krahë të fluturoja
Të shëtisja botën anembanë
Çdo shpirt njeriu ta prekja me doré
E nga afër të shihja sa ndjenja mbajnë
Se engjëjt nuk preken, as nuk flasin dot
Ata ndiejnë me shpirt edhe nga largësia
Dhe kur i shkelim si gurët mbi tokë
Nuk e kuptojmë ç’është vërtet ndjesia
Ata mund të shfaqen me rrezet e diellit
Shpeshherë në dimër, acar e stuhi
Por më së shumti ata vijnë me kohën
Pa e kuptuar fare, ata janë me ty
