BallinaUncategorizedBlerina Pellumbi-Heshtja e Muzës

Blerina Pellumbi-Heshtja e Muzës

Vetmia do të ecë e heshtur një ditë,
Me muzën mbyllur brënda një shpirti të vrarë.
Do të presë me durim të zgjohen hyjnitë,
E heshtur pa fjalë do flasë për dashuritë.

Nuk do dëgjohet as zhurma e erës që fryn,
As zogjtë nëpër pemë kur me mallin kuvendojnë.
Pranverat me lule në zemër jeta di t’i kyçë,
Me aromën e tyre Muza larg do të shkojë.

Kjo botë duket e plakur, dimër nëpër zemra sjell,
Ngrica e saj ndihet në hapa shekujsh që qajnë,
Përpiqet Muza të ecë, por ndalet për dreq,
Sa herë që në shpirt jeta shiun thërret……

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT