BallinaVitrina e libritErmira Bezati-Ty të dua në të katra stinët

Ermira Bezati-Ty të dua në të katra stinët

Ti je vjeshta ime flokëverdhë lëshuar,
Pas gjethesh fshihesh me mua luan,
Me ty dalldisur,gjithmonë i dashuruar,
Me ndjenja ashtu siç e do burri gruan.

Ti je dimër açarë i ftohtë, mbuluar borë,
Si su lodhe njiherë së mbajturi atë peshë,
Unë pas teje mblidhem si trumcak i gjorë.
Duke të përkëdhelur e pëshpëritur në vesh.

Ti je pranvera,sa lule të bukura çelin tek ti,
Kur me bisht të syrit përtej gardhit shikonë,
Më mjafton t’më buzëqeshësh e unë vrap vij,
Lulet shumëngjyrëshe t’mbledh tek i yti ballkon.

Ti je vera me shumë diell o mikja ime,
Fruta të pjekura,mjaltë mbanë mbi buzë,
Të katra stinët mi bën ti dua pa pretendime,
Se që të katra ma djegin zemrën shpuzë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT