Ti thua është “shoqe”, por emri i saj,
Si helm po pikon në çdo natë e çdo ditë.
Nuk është xhelozi kjo dhimbje që mbaj,
Është mungesë respekti që s’gjen dot dritë.
Kur jemi të dy, ti me të më mbyt,
Çdo fjalë e çdo lavd, për të e ke ruajtur.
Ajo po na ndan, po m’i verbon sytë,
Dhe shpirtin tim keq e ke munduar.
Nuk vuaj për të, por vuaj për ty,
Që mua më ul e atë e lartëson.
Nëse s’jam e para në të tutë dy sytë,
Atëherë kjo lojë këtu përfundon.
Kjo shoqe e “ligë” që hapësirën tonë merr,
Nuk mundet më gjatë të më shkatërrojë.
O zgjidh të më japësh vlerën që kam,
O lëre atë… jetën tënde ta jetojë!
