Ti je vjeshta ime flokëverdhë lëshuar,
Pas gjethesh fshihesh me mua luan,
Me ty dalldisur,gjithmonë i dashuruar,
Me ndjenja ashtu siç e do burri gruan.
Ti je dimër açarë i ftohtë, mbuluar borë,
Si su lodhe njiherë së mbajturi atë peshë,
Unë pas teje mblidhem si trumcak i gjorë.
Duke të përkëdhelur e pëshpëritur në vesh.
Ti je pranvera,sa lule të bukura çelin tek ti,
Kur me bisht të syrit përtej gardhit shikonë,
Më mjafton t’më buzëqeshësh e unë vrap vij,
Lulet shumëngjyrëshe t’mbledh tek i yti ballkon.
Ti je vera me shumë diell o mikja ime,
Fruta të pjekura,mjaltë mbanë mbi buzë,
Të katra stinët mi bën ti dua pa pretendime,
Se që të katra ma djegin zemrën shpuzë.
