Me poezinë time endem nëpër planete,
në heshtjen e universit ku mendimet përplasen,
çdo fjalë, një yll që digjet në vetvete,
urë në mes errësirash ku vargjet më çahen.
Në kraharor mbaj ritmin e orbitave të largëta,
zemra më rreh herë si dritë, herë si plagë,
gjej ngrohtësi të fshehtë mes botëve të ftohta,
me fjalët që digjen dhe heshtjen e çajnë.
Planetët dëgjojnë këngët e mia të pathëna,
ndërsa në hijet dhe dritat e tyre kaloj,
dhe secili më thotë: “nuk je në ëndrra”,
e pafundësia me krahë të qetë më përqafon.
Dhe ndërsa humbas thellësive pa anë,
poezia më bëhet busull por dhe plagë,
në heshtjen pa emër më shtyn si zanë,
ku mendimi digjet e bëhet i shenjtë.
Kur prek pluhurin e galaktikave të harruara,
në to shoh e njoh gjurmët e fjalëve të mia,
sikur në univers kam shkruar pa u ndalur,
pa buzëqeshur, dehem lehtë nga lumturia.
Nëse kthimi egziston, do të kthehem unë vetë,
do të sjell një heshtje që djeg, jo që flet,
sepse mes planetëve mësova një të vërtetë,
që kënga s’ka fund, por as prehje nuk gjen.
