Friday, March 29, 2024
BallinaKulturëArtKOLË IDROMENO, ÇAMI I PARGËS QË U BË ARTIST I MADH NË...

KOLË IDROMENO, ÇAMI I PARGËS QË U BË ARTIST I MADH NË SHKODËR

82 vjet më parë, me 12 dhjetor 1939 u shua në Shkodër Kolë Idromeno, një nga artistet me polivalente qe Shqipëria ka pasur ndonjëherë… piktor, arkitekt (projektoi dhe zbatoi mbi 60 ndërtesa private dhe publike gjurmët e te cilave janë te dukshme e te veçanta edhe sot), urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, instrumentist, kompozitor këngësh shkodrane si dhe organizatori i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri ne vitin 1919. Por mbi të gjitha ai ishte nje përfaqësues i shquar i pikturës moderne shqiptare. Kolë Idromeno konsiderohet si një prej piktorëve më të mëdhenj të shkollës shkodrane të arteve pamore, së bashku me piktorin Ndoc Martini dhe Simon Rrotën. Emri i Kolë Idromenos është bërë i njohur me pikturat e famshme “Motra Tone” dhe “Dasma Shkodrane” që e identifikojnë lehtë emrin e autorit, si “Mikelanxhelo” i Shqipërisë. Të gjitha pikturat e tjera të Idromenos kanë vlera, sepse secila ka veçantinë e vet artistike. Kol Idromeno pikturoi portretin e te motrës Tone me 1883 ne moshën 23 vjeçare qe është vepra me përfaqësuese e tij ,me realiste por dhe me e mira ne artet pamore shqiptare .I lindur ne Shkodër me 15 gusht 1860, por me origjinë nga Çamëria. Familja e tij (nga babai) me origjinë nga Arvanitasit e ishullit Hidro të Greqisë, i përkiste besimit ortodoks. Ata erdhën në Shkodër nga Parga e Çamërisë. Lidhjen me paraardhësit, Kolë Idromeno e ka paraqitur në pikturën “12 luftëtarët e Pargës në Lundër” ku përjetëson ne art trimat luftëtarë të Pargës dhe të mbarë Çamërisë. Lundra në vetvete mbart një histori sa heroike, aq edhe të dhimbshme. Ata që ishin në lundër mund të ishin ortodoks shqiptarë, që u detyruan të largoheshin, sepse nuk pranonin të quheshin grek për hir të religjionit. Ata mund të ishin myslimanë shqiptar që ua mohonin nacionalitetin, tokën pasurinë dhe trashëgiminë, për këtë i zbonin me forcë nga vendlindja. (S.Kadriu)

Motra tone Nga Kole Idromeno

Burimi i lajmit Hejza

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT