Tuesday, April 14, 2026
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-PLASARITJET QË FLASIN

Kumrie Avdyl Shala-PLASARITJET QË FLASIN

Afrohen, largohen, si dritë që shuhet,
mbi mur të vjetër,
që nuk i fsheh plagët.
Duart e fëmijëve lanë gjurmë,
koha s’i lau, veç i thelloi, edhe me tepër.

Plasaritjet flasin më shumë se Ne,
Myku rritet aty ku heshtim.
Druri digjet, kërcet, rrëfen,
u dogj në luftë e në paqe, si Ne.

Në gotë rikthehet gjithçka që s’e themi,
E heshtja bëhet edhe më e rëndë.
Afrohesh në mjegull, largohesh në dritë,
dhe mbetesh i paarritshëm.

Nuk po presim kohën ton,
Nuk po presim as njëri-tjetrin
Por, po presim derisa të na dhembë më pak,
të na prekin më but në shpirt,
Plasaritjet që nuk heshtin, por flasin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT