Tuesday, May 14, 2024
BallinaSportPSG-ja shpallet kampione për herë të 12-të në Francë

PSG-ja shpallet kampione për herë të 12-të në Francë

Paris Saint-Germaini edhe zyrtarisht është kampion në Ligue 1 edhe për sezonin 2023/24.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e siguroi matematikisht sonte titullin, tri xhiro para fundit të sezonit – shkruan Gazeta Express.

Kjo i erdhi si dhuratë parisienëve nga Monaco, që pësoi humbje nga Lyoni me rezultatin 3:2.

Kësisoj, Monaco mbeti 12 pikë prapa PSG-së në krye të tabelës.

Për klubin nga kryeqyteti francez është ky titulli i 12-të i kampionit në histori të klubit.

Vlen të theksohet edhe se ky është titulli i 10-të në 12 sezonet e fundit, si dhe i treti radhazi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT