Tuesday, May 14, 2024
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-...."Rëfim shpirtëror për "zeshkanen" e ëmbël..."

Piro Millona Minella-….”Rëfim shpirtëror për “zeshkanen” e ëmbël…”

….Ahhhh, Ti “zeshkanja” e ëmbël..!!

Apo nuk ke me tepri naze, si çupë katërmbëdhjetëshe, si “Hënë” e plotë.

Nuk di pse Ne, të dy zihemi gjithmonë.

Jo, nuk ka ndonjë gjë të keqe.

Se Ne të dy “duhemi” në shpirt. Është e thjeshtë.

Kimia e përbashkët. Nuk do ta pranosh këtë me mëndjen e ftohtë.

Është tërheqje e pakuptueshme si baticat dhe zbaticat e një deti të trazuar.

Të dashurosh është e vështirë.

Filozofi më vete.

Më ka detyruar Jeta përvojat, larmia e jetës më ka mësuar.

Njoh tipat, karakteret, situatat.

Ti e di, që të kam xhan. Mos e ndrydh, lëri nazet “lozonjare”.

Një ditë rrugët tona do të takohen në kryqëzimin e asaj që quhet Jetë..!!

Fatit nuk i shpëton dot.

Është dora e Zotit që vendos.

Ajo dorë të tregon drejtimin tonë.

Vetmia të shkatërron ta theksoj këtë.

E gjithë kjo është një ndjenjë. Sepse kemi një mendim, që më kot mundohemi të dy ta fshehim diku thellë në cepat e shpirtërave tanë.

Të adhuroj “qenushe”..!!.

Të dua në miqësinë time je për mua vlerë e shtuar.

Je “Aset”. Ke vlerë, por nuk ke çmim.

Për sharmin që Ti mbart, të përcjell këto mesazhe Ty, “zeshkane”, me atë hundën kapriçoze. Të ka zënë “lemza” tani me siguri.

Rrotullohesh në shtratin tënd të ngrohtë. Shtrëngon jastëkun. Tani po flë përmbys, jo e qetë. E ndjen, por nuk do ta pranosh.

Është shpirti që shprehet dora e bindur e shkruan, por jo portën e shpirtit është çelësi “Sol”që e hap atë.

Je e bukur si një “shtojzavalle”. Je “zanë” bjeshke pa frikë mund të të etiketoj “sirenë” deti, apo “mjelmë”.

Mos vallë të takon të të quaj “thëllënzë mali”. Apo “gushëkuqe”.

Meqënëse kam banuar në Elbasan, edhe “kumrie elbasani” është sado pak.

Më frymëzon moj “shejtanka “zeshkanja”ime, më vjen mirë që je “tekanjoze”, por mjaft e ëmbël.

Si femër duhet të jesh “tekanjoze”, që ta detyrosh mashkullin të përulet në gjunjë para teje. Të të puthë dorën.

Ti je Udhërrëfyesja e Universit.

Je “Mbretëresha” poseduesja e shpirtit.

Je fanar për varkat e përhumbura në mes të detit plot dallgë të jetës.

Je limani i qetësisë.

Je ndjenja, pasioni dhe ajo pika e referimit.

Kur ti i hedh ato gërshetat aq të bukura mbi gji, ato të “shkreta ” të zbukurojnë gjoksin dhe të ngacmojnë gjinjtë të fryjnë thithkat.

E njoh jo pak botën e brëndshme të femrës. Edhe emrin e ke, që me jep shumë “shpresë”..!!.

Lufta e brëndëshme jotja midis mëndjes dhe shpirtit, që lufton, është si dallga është, si burimi, që zbret nga mali, që sigurisht do ta gjejë shtegun e vet, për momentin mund ta pengosh, por diku do të shpërthejë më me vrull.

Është përcaktuar fati Yt.

Dënim me “vdekje” është Dashuria, por një vdekje e ëmbël.

Pak shumë pak e kanë përjetuar deri në fund.

Me mijra rreshta i janë dedikuar asaj, tonelata piktura.

Dhe Dashuria shfaqet krejt e panjohur.

Zë pusi në shtegun e ngushtë një kalimshme të shpirtit nuk mund ta kthesh prapa.

Vetëm humnera e thellë e saj të pret.

Gijotina e pasionit, e epshit marramëndës, e orgazmës fatale.

Kështu dorëzohesh pa kushte.

Momenti Yt, është sot, ka ardhur .

Edhe ti “zezhkanja” jonë je dënuar të digjesh në turrën e ndjenjave.

Është firmosur pakti me dorën e drejtë të plotfuqishmit Zot.

Më kot mundohesh të largohesh.

Por afrohesh një hap drejt të panjohurës të ëmbël që të pret pas kthesës së radhës të panjohur Jetë.

Bota e ndjenjave është si një kopësht, që bahçevani u bën “hyzmet”, e ujit baçen me kujdes.

Në fuqinë vitale të ndjenjave që posedon, Ti, Hyjnesha, e “plotfuqishmja”meriton tërë vëmëndjen njerëzore të mashkullit tënd.

…Kjo je Ti “zeshkanja” e ëmbël që përmbys gjithë raportet e ndjenjave njerëzore, Ti, fuqia e motorit njerëzor…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT